INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja sot kërkon

Kombëtarja sot kërkon "shpresën" e humbur, Panuçi në provën vendimtare për pankinën[FOTO]

Publikuar më: 17:00 20-11-2018

Shqipëria dhe Uellsi vihen përballë për herë të tretë në historinë e tyre, sonte në “Elbasan Arena”, ora 20:00. Dy herë ekipet janë përballur në “Euro 1996” në kuadrin e eliminatoreve. Uellsi qëndron e 18-ta në renditjen e FIFA, ndërsa kombëtarja jonë e 60-ta, me një diferencë të madhe.

Në këtë miqësore, kuqezinjtë do të kenë plot mungesa në fushën e lojës. Mësohet se mungesat e radhës janë Rei Manaj, duke e arsyetuar mungesën me një gjendje gripale dhe Taulant Xhaka që gjithashtu ka probleme, pas një dëmtimi nga ndeshja me Skocinë. Ky është dhe justifikimi kryesor i trajnerit Panuçi në lidhje me serinë negative të rezultateve.

Pas humbjes së turpshme me Skocinë, një fitore për ngritjen e moralit është më se e domosdoshme. Deklaratat e presidentit Duka gjithashtu lënë vend për dyshime se ai ka filluar procesin e gjetjes së një trajenri të ri. Pra, në këtë ndeshje Shqipëria ka shumë për të gjetur dhe për të humbur gjithashtu. 

Ndërkohë një ide për formacionin e sotëm është: 

SHQIPERIA-FORMACIONI-I-MUNDSHEM-ANTI-UELLS.png

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996