INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni opozitar, reagojnë krerët e partive/ Kryemadhi: Aksioni opozitar, flamuri i shpresës për shqiptarët...

Koalicioni opozitar, reagojnë krerët e partive/ Kryemadhi: Aksioni opozitar, flamuri i shpresës për shqiptarët...

Publikuar më: 11:06 23-04-2019

Pas firmosjes së koalicionit opozitar, kanë reaguar dhe krerët e partive.
Monika Kryemadhi shprehet se procesi i aksionit opozitar, është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

''Ne kemi për detyrë ti garantojmë shqiptarëve infrastrukturën për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri'', u shpreh Kryemadhi pas mbledhjes.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Shehi kishte edhe një thirrje për partinë Bindja Demokratike, duke thënë se ajo duhet të rreshtohet krah opozitës së bashkuar.

dashi.jpg

Ndërsa Nard Ndoka gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se kanë rënë dakord me Partinë Demokratike. Ai theksoi se Rama u përpoq me deputetët e rinj të opozitës në Parlament, por nuk ia doli, ndërsa siç tha ai tani po përpiqet me ekipin e vjetër, duke iu referuar partisë së Astrit Patozit.

Sipas Ndokës edhe ky do të jetë një dështim, ndërsa i bëri thirrje Ramës se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

Article Logic
Execution time: 0.0030710697174072