INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klement Zguri: Politika të sigurojë përdorimin e teknologjisë në 2019

Klement Zguri: Politika të sigurojë përdorimin e teknologjisë në 2019

Publikuar më: 16:22 03-08-2017

Klasa politike shqiptare ka gjithë kohën e mjaftueshëm që në zgjedhjet lokale të 2019 të përdorë teknologjinë në zgjedhje. Kështu deklaroi në një intervistë për IN Tv kryetari i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve Klement Zguri, megjithëse nuk nguron të japë këtë rekomandim.
Ndërsa gjithçka është mbyllur për procesin e 25 qershorit Klement Zguri thotë se në këto zgjedhje janë shënuar disa rekorde pozitive sa i përket procesit zgjedhor në vend.
Klement Zguri:
• Rezultati përfundimtar më i shpejtë
• Numrin më të ulët i ankimimeve në KQZ
• Asnjë ankimim në Kolegjin Zgjedhor
Në gjithë këtë proces dhe shënimin e këtyre rekordeve, kryetari i KQZ i cili mori drejtimin e këtij institucionin falë marrëveshjes politike të 18 majit Klement Zguri thotë se ka ndikuar dhe marrëveshja politike me dy lidërve Basha e Rama.
Klement Zguri:
“Zgjidhja e krizës politike qetësoj tensionin në zgjedhje”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865