INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta rrëfen si është njohur me Elgitin dhe emocionet e puthjes së parë me kantautorin: Ishte natë, vetëm ... [FOTO]

Klea Huta rrëfen si është njohur me Elgitin dhe emocionet e puthjes së parë me kantautorin: Ishte natë, vetëm ... [FOTO]

Publikuar më: 17:40 11-11-2018

Edhe pse përfliteshin shumë në rrjetet sociale, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk e pranuan kurrë se janë çift, pavarësisht se u fotografuan disa herë bashkë. Mirëpo ata e panë të arsyeshme të bëjnë gjithçka publike dha tashmë janë zyrtarisht një çift i konsoliduar dhe një nga dyshet më të preferuara të publikut shqiptar. Klea Huta dhe Elgit Doda gjithnjë e më shumë po shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke e jetuar dashurinë e tyre tashmë publikisht si dhe duke e shprehur atë në mënyrat më të mira të mundshme.

Moderatorja simpatike ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” ku ka rrëfyer se si lindi historia e saj e dashurisë me producentin, para dy vitesh tashmë.

“Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor që donte të merrte një vajzë të re në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakort më pas vazhduam jetën tonë. Pas 5 vitesh me Alar Band i thonë Elgitit që duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Më merr mua në telefon dhe më thotë: Alo përshëndetje ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm. Po i thashë më thoni. Jam Elgiti tha hajde në studio se ka mbaruar demo. Aty filloi, tek Amla", tregoi Klea, teksa vijoi duke treguar për puthjen e parë.

"Puthja e parë ishte shumë romantike si nëpër filma. Ka qenë natë në rrugë vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës edhe…”, tha moderatorja.

63-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811