INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por Klea Huta paska shkruar tekstet e gjithë këtyre këngëve të njohura dhe ne tani e morëm vesh! [FOTO]

Mos e besoni po deshët, por Klea Huta paska shkruar tekstet e gjithë këtyre këngëve të njohura dhe ne tani e morëm vesh! [FOTO]

Publikuar më: 20:46 07-11-2018

Edhe të Elgitit madje! 

Ajo është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Jo vetëm shumë simpatike, por Klean e kemi parë edhe në shumë profesione të ndryshme si moderatore, aktore e këngëtare. Bukuroshja e ekranit po jeton një romancë shumë të bukur me kantautorin e njohur Elgit Doda, por së fundmi zbuluam që ajo qenka tekstshkruesja e shumë këngëve të njohura shqiptare.

Ka qenë vet 25 vjeçarja që përmes disa postimesh në Instastory-n e saj në Instagram ka publikuar këngët që mbajnë autorësinë e teksteve të saj.

Më e fundit ka qenë kënga e prezantuar këtë të dielë për festivalin “Kënga Magjike 2018” kënduar nga grupi Alar Band dhe Livia, me titull “Të duam ty”, këngë e cila rrëmbeu zemrat e publikut edhe për mesazhin që përcillte teksti, i dedikuar fëmijëve me aftësi të veçanta, me sindromën Down.

Alar Band dhe Livia – Të duam ty

Alar Band dhe Klea Huta – Amla

Alar Band dhe Ciljeta – Bonbone

Elgit Doda – Nuk ke faj

Elgit Doda dhe Alar Band – Ajo iku

Elgit Doda – Asaj

Alar Band – Leni ojnat

Dario dhe Elgit Doda – Ndjenjë

kupt.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0044791698455811