Mbrëmjen e djeshme dy reperët e famshëm Noizy dhe Don Xhoni ishin të ftuar në Ulqin për të performuar për fansat e tyre, mirëpo njëri prej tyre, e anuloi koncertin e tij. Ishte Doni ky i fundit dhe arsye ishte një aksident familjar.
Mirëpo ai që nuk e besoi ishte Noizy!
Ai nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!
(LEXO KËTU më shumë për përplasjen dhe reagimeve nga Don Xhonit dhe Noizyt)
Më vonë Don Xhoni ka bërë dhe një postim tjetër, të cilin e ka fshirë shumë shpejt. Megjithatë “Afterparty” e ka siguruar dhe në të reperi shprehet se Noizy është mërzitur, sepse i ka bërë follow në Instagram dhe Don Xhoni nuk ja kthyer.
“Më bëj follow sërish, do ta kthej dhe unë. Të premtoj , se kom pa herën e fundit”, ka shkruar Don Xhoni.
Të jetë vërtetë kjo arsyeja e armiqësisë mes reperëve?