INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është dalja e parë bashkë e Adrolës me bashkëshortin, pas lajmit për ndarjen [FOTO]

Kjo është dalja e parë bashkë e Adrolës me bashkëshortin, pas lajmit për ndarjen [FOTO]

Publikuar më: 14:14 08-08-2017

Adrola Dushi  dhe Adis Patushi nuk iu kanë shpëtuar dot fjalëve për një ndarje mes tyre.

Edhe pse ata të dy nuk kanë konfirmuar asgjë, media rozë analizon çdo lëvizje të tyre. Lajmi mori shkas pasi Adrola bashkë me të birin, Troin, u shpërngulën për të jetuar në SHBA, ku Adrola ka mamanë.

Mungesa e Adisit u justifikua nga vetë ai  i cili tha se ishte thjesht çështje kohe sa të bënte dokumentet dhe të bashkohej me familjen. Por më pas, asnjëri nuk tha asgjë lidhur me bashkimin familjar.

Por pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më bashkë. Ka qenë një dasmë familjare që ka bashkuar sërish Adrolën me Adisin.

Nga fotot e postuara, ata të dy duken të qeshur dhe të gëzuar pranë njëri-tjetrit dhe kushërinjve të Adisit.

Megjithatë në fotot e psotuara nga vetë Adisi në të cilat ka dalë me kushërinjtë, vihet re mungesa e Adrolës.

Pavarësisht të gjithave, duket se ata të dy kanë ende një marrëdhënie të afërt.

ba04b8334962e11018a70bae5b42cc7f_1.jpg

709f8ef3fcf2209843266a644eceaa75_1.jpg

a72ae1adfd35d8d74e9b01ad712d2dd8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148