Mbrëmja e djeshme e Big Brother VIP Albania 5 ishte e mbushur me debate, emocione dhe surpriza të shumta. Një ndër surprizat më të mëdha të mbrëmjes erdhi në fund të spektaklit, kur u zbuluan dy hyrje të reja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Aleksandra dhe Artan Kola janë dy banorët më të rinj që iu bashkuan garës. Artan Kola, një nga këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare, hyri në shtëpi mes duartrokitjeve dhe kureshtjes së publikut, duke premtuar se do të sjellë autenticitet dhe energji pozitive në lojë.
Ndërkohë, Aleksandra u prezantua si një vajzë me personalitet të fortë, duke e përshkruar veten me fjalët: “Besnike, por edhe vullkan”, një deklaratë që la të kuptohet se ajo nuk do të jetë një banore e qetë dhe pritet të sjellë dinamika interesante brenda shtëpisë.
Hyrja e dy banorëve të rinj pritet të trazojë ekuilibrat e krijuar deri më tani dhe të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e lojës në Big Brother VIP Albania 5.
Ndersa, pas një televotimi të fortë dhe mjaft të komentuar mes 5 banorësh, Lore është ajo që u largua mbrëmjen e sotme nga shtëpia, pas 24 ditësh qëndrimi në lojë. Gara ishte e fortë dhe plot tension, pasi përballë saj ishin Anxhelo, Greta, Kristi dhe Kejsi, të cilët u shpëtuan nga votat e publikut.








10 Jan 2026 





