INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishit dëgjuar se vajzat janë më materialiste se djemtë? Gaboheni, ja 4 arsyet që provojnë të kundërtën

Kishit dëgjuar se vajzat janë më materialiste se djemtë? Gaboheni, ja 4 arsyet që provojnë të kundërtën

Publikuar më: 15:41 27-02-2018

Shpesh herë kemi parë apo dëgjuar histori të ndryshme ku femrat, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash duke mashtruar apo duke luajtur lojën e dashurisë me një mashkull.

Por mesa duket femrat nuk janë të vetmet, meshkujt po preferojnë gjithnjë e më shumë të dalin me femra të pasura, të cilat kanë më shumë të ardhura së ata.

Sipas, “Dating & Dollars” 4% e meshkujve kanë pranuar se nuk do lidheshin me një femër që fiton më shumë se ata, ndërsa 96% kanë pranuar se do lidheshin me femrat që fitojnë më shumë. Arsyet sipas tyre janë:

1. Nuk ndikon te llogaria e tij bankare

Meshkujt janë shprehur se do dëshironin që partnerja e tyre të fitonte më shumë, sepse nuk do ndikonte te të ardhurat e tij. Nëse ajo do dëshironte të paguante faturat, do ishte fantastike.

2. Duket më shumë tërheqëse

Nëse një femër do kishte më shumë të ardhura, meshkujt kanë pohuar se duket më shumë tërheqëse. Pavarësia ekonomike i bën ato të duken më shumë interesante.

3. Nëse del me dikë që nuk fiton, mund ta tradhtojë

Edhe nëse do frekuentonin dikë që nuk fiton më shumë, mundësia për ta tradhtuar me dikë që fiton më shumë është e madhe. Meshkujt e kanë pranuar këtë gjë!

4. E frikëson përgjegjësia e madhe

Një mashkull në familje në shumicën e rasteve ka përgjegjësinë më të madhe. Kohët e fundit meshkujt po preferojnë më shumë femrat që i japin më shumë siguri financiare, pasi duan ta heqin përgjegjësinë më të madhe nga vetja e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113