INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian dhe Kanye West duan të zgjerojnë familjen, në plan edhe një fëmijë tjetër

Kim Kardashian dhe Kanye West duan të zgjerojnë familjen, në plan edhe një fëmijë tjetër

Publikuar më: 11:20 22-08-2018

Çifti i famshëm Kim Kardashian dhe Kanye West po planifikojnë të zgjerojnë familjen. 7 muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre Chicago, ata duan një fëmijë të katërt. Sipas raportimeve të ‘Us Weekly’ një burim pranë çiftit, ka shpjeguar se ka mbetur edhe një embrion i seksit mashkull dhe dy të rinjtë duan ta kenë në krahë sa më shpejt.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Vajza më e vogël e tyre është sjellë në jetë nga një nënë surugato, pasi ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ nuk mundet të lindë fëmijë pa rrezikuar jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0027229785919189