INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian thyen në mes tregun e xhinseve! Ja sa ka fituar vetëm në ditën e parë! [FOTO]

Khloe Kardashian thyen në mes tregun e xhinseve! Ja sa ka fituar vetëm në ditën e parë! [FOTO]

Publikuar më: 14:00 09-12-2016

Motrat Kardashian janë një magnet i vërtetë për paratë, por fitimet e Khloe me linjën e saj të xhinseve ishin të paimagjinueshme.

“Good American Jeans”, e cila doli në treg më 18 tetor i ka siguruar motrës së vogël të Kim plot 1 milionë dollarë vetëm në ditën e parë të shitjeve. Por nuk mbyllet me kaq pasi një deklaratë nga firma bën me dije se pas vetëm 1 muaji në treg i kanë shndërruar “Good American” si xhinset me fitimin më të madh fillestar në histori. Khloe shprehet shumë e lumtur për një start kaq të suksesshëm ndërsa deklaron se ky është vetëm fillimi. Kjo është vetëm Kardashian i radhës që thyen në mes tregun me paratë e fituara, pas aplikacionit të Kim dhe perandorisë së make up të Kylie. Mami Kris padyshim që ka ditur t’i edukojë vajzat e saj në biznes.

khlo2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861