INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian konfirmon lidhjen me një puthje pasionante në Snapchat [VIDEO]

Khloe Kardashian konfirmon lidhjen me një puthje pasionante në Snapchat [VIDEO]

Publikuar më: 18:14 17-09-2016

Harrojeni të ndërroni statusin tuaj në Facebook “Në një marrëdhënie”, sot ka një trend të ri, Snapchat. Khloe Kardashian pas shumë thashethemeve e fotove që qarkullonin lart e poshtë, ka zyrtarizuar lidhjen e saj në mënyrën më moderne të mundshme, duke postuar një video në Snapchat teksa puthej me të dashurin e ri.

Ylli i “Keeping UP With The Kardashians” dhe basketball-isti i Cleveland Cavaliers, Tristan Thompson nuk janë ndarë për asnjë moment nga njëri-tjetri gjatë koncertit të Kanye West në Miami. Çifti më i ri, të paktën të zyrtarizuar, janë parë gjithashtu duke darkuar me motrën e madhe Kardashian, Kourtney, dhe shokun e saj më të mirë, në restorantin Zuma. Ndërkohë që Kanye performonte në skenë, ata nuk i ndanin sytë nga njëri tjetri...as buzët.

31 vjeçarja duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj 6 vjet më të vogël. Duhet ta pranojmë që Khloe ka një simpati të veçantë për lojtarët e basketball-it.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826