INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë dokumentat që duhet të dorëzoni për certifikatën e pronësisë së makinës

Këto janë dokumentat që duhet të dorëzoni për certifikatën e pronësisë së makinës

Publikuar më: 18:48 23-05-2017

Është publikuar procedura e re për marrjen e certifikatës së pronësisë së mjetit.

Portali qeveritar E-Albania iu vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që zotërojnë një automjet.

“Shërbimi elektronik “Certifikatë pronësie e mjetit”( https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=5018) u mundëson të interesuarve që të shohin dhe te shkarkojnë online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë si regjistrim/identifikim në portal, zgjedhjen e shërbimit dhe më andej përdorimin e tij.

Tani shërbimi vjen me një risi, pasi certifikata online shoqërohet me vulë dixhitale që e bën atë dokument të përdorshëm me vlerë ligjore duke e printuar drejtpërdrejt nga portali. Kontrolloni linkun e mësipërm dhe merrni shërbimin online në çdo kohë dhe kudo ku ndodheni! “Certifikatë pronësie e mjetit” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online certifikatën e pronësisë së mjeteve që ata zotërojnë. Kriteret për certifikatën mbështeten në ligjin nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar), VKM nr. 153, date 04.07.2000, si dhe rregulloren në zbatim të Kodit (i ndryshuar)”, thuhet në njoftimin e E-Albania.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumenti i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

Për të marrë shërbimin online:

– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal

– Zgjidhni shërbimin “Publikimi i certifikatës së pronësisë së mjetit”

– Klikoni butonin” Përdor”

-Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni certifikatën e pronësisë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij.

Portali publikon adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në këtë dokument. 

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221