INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 3 teknologjitë e reja që do lehtësojnë jetën tuaj online

Këto janë 3 teknologjitë e reja që do lehtësojnë jetën tuaj online

Publikuar më: 04:11 25-04-2016

Interneti është bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, si në punë edhe në shtëpi. Por duhet ta shpenzojmë kohën tonë në internet, në mënyrën më efikase të mundshme.

Këto 3 teknologji, na ndihmojnë për ta bërë lundrimin në internet më të thjeshtë se kurrë më parë:

Inboxi (Kutia hyrëse) e Gmail-it ruan gjithçka

Kutia hyrëse e Google nga Gmail mori një përditësim të ri që ju lejon ju të mbani gjithçka që ju duhet brenda inbox-it. Përveç menaxhimit të postës elektronike, Inbox-i ju lejon tashmë të gjurmoni ngjarjet, gazetat dhe lidhjet. Ju mund të përfitoni nga këto tipare të reja të Inbox-it brenda aplikacionit për Android ose iPhone, ose duke përdorur Kutinë Inbox-in në Gmail Chrome në Web.

Facebook Messenger është Skype i ri

Facebook Messenger ka shtuar një tipar të ri që e lejon atë të konkurrojë më Skype-in më mirë se më parë. Aplikacioni i bisedimit tekst-dhe-zë tani mbështet thirrjet në grup deri në 50 persona. Nëse ju e keni përdorur tashmë tiparin e thirrjeve telefonike të Messenger-it, ju do të jeni të lumtur të dini që të thërrasësh një grup njerëzish është e ngjashme: vetëm  shtypni ikonën e telefonit dhe zgjidhni personat më të cilët dëshironi të flisni. Risia  do të jetë e vlefshme për Android dhe iPhone.

Opera ka idenë e duhur për shfletimin privat

Opera mund të mos jetë shfletuesi më popullor, por kompania ka dalë me një tipar unik që shfletuesit e tjerë nuk e kanë. Opera dëshiron të përmirësojë mënyrës se si lundrojmë në internet duke shtuar një shërbim VPN i cili duhet të bëjë një punë më të mirë për të mbrojtur privatësinë tuaj. Për mos të përmendur që ajo mund të shkyç disa shërbime që mund të jenë të kufizuar në zonën tuaj.  Pjesa më e mirë është që VPN e Opera-s është falas dhe pa limit.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498