INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si është brenda fabrikës sekrete ku prodhohen iPhone-ët

Ja si është brenda fabrikës sekrete ku prodhohen iPhone-ët

Publikuar më: 21:42 25-04-2016

Apple është kthyer në një ndër kompanitë teknologjikë më të mëdha e më të suksesshmë në botë. Të rreshtuar me një precizion ushtarak, qindra punonjës presin në radhë për të prodhuar celularët iPhone në një prej fabrikave më sekrete të kompanisë gjigande Apple, raporton Daily Mail.

Të veshur me xhaketa rozë dhe kapuça blu, punonjësve iu skanohet mjeti i identifikimit përpara se të nisin punën. Por sërish nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme pa iu nënshtruar një skanimi për njohjen e fytyrës. Derisa hyjnë në kompleks, punëtorët duhet të kalojnë nëpër detektorë metali të dizajnuar për të detektuar çdo kamerë ose pajisje video që mund të përdoret për të rrjedhje të detajeve të teknologjisë së fabrikës.

Pegatron Corp ka 50 mijë të punësuar për prodhimin e ceularëve iPhone në fabrikën e tyre në Shangai. Fabrika është sa 90 fusha futbolli. Fotot janë publikuar nga vetë kompania Apple pas presionit në rritje për të zbuluar detajet e fabrikës.Një punëtor këtu mendohet se fiton rreth 230 sterlina në muaj.Një iPhone 6 në Kinë kushton rreth 480 sterlina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211