INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 7 truke to t'ju ndihmojnë të flini gjumë

Këto 7 truke to t'ju ndihmojnë të flini gjumë

Publikuar më: 20:26 07-01-2022

2 në 10 njerëz në Amerikë vuajnë nga çrregullimet e gjumit dhe 60 milion të tjerë kanë pagjumësi. Vit pas viti gjumi pakësohet ndërsa stresi shtohet dhe kjo është diçka për të cilën duhet të kujdesemi. Ne ju zbulojmë disa truke që do ju ndihmojnë të keni një gjumë të qetë sipas ‘Bright Side’:

1-Shtrihuni në anën tuaj të majtë të trupit. Në këtë pozicion stomaku dhe lëngjet e gastritit qëndrojnë poshtë ezofagut dhe kjo minimizon djegien e zemrës.

2-Një gotë ujë bananeje përpara se te flini. Merrni lëkurën e bananes ziejeni në ujë të valuar për 10 minuta. Më pas mund të hidhni dhe pak kanellë.

3-Qëndroni zgjuar nëse keni pagjumësi. Mund të ngjasoj si një paradoks, por një studim ka zbuluar se individët me pagjumësi që qëndrojnë me sy hapur në shtrat bien më shpejt në gjumë se individët që e detyrojnë veten për të fjetur.

 

4-Provoni të bëni flluska përpara se të flini. Lodrat që bëjnë flluska janë qetësuese për trupin dhe mendjen.

5-Largoni orat nga shtrati juaj. Mos mbani orë afër shtratit pasi zhurma e tyre ndikon në gjumin tuaj.

6-Merruni me diçka nëse nuk keni gjumë. Nëse vazhdoni të jeni zgjuar edhe pas 20 minutash në shtrat, atëherë ngrihuni dhe merruni më ndonjë aktivitet.

7-Ndizni një qiri aromatik. Qirinjtë me aroma livandoje apo kamomili japin qetësi dhe relaksojnë mendjen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322