INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë fundjave drejt Vlorës për plazh? Atëherë duhet të dini që këto tre zona janë bllokuar

Këtë fundjave drejt Vlorës për plazh? Atëherë duhet të dini që këto tre zona janë bllokuar

Publikuar më: 11:43 13-07-2018

Jemi në prag të fundjavës dhe nëse shumë prej jush po mendojnë të shkojnë në Vlorë për plazh, duhet të dini se këto zona janë bllokuar nga bashkia.

Tre plazhet përgjat Lungomares janë bllokuar nga forcat e bashkisë së Vlorës sepse nuk përmbushnin kushtet e sigurisë për pushuesit pasi nuk kanë roje bregdetare.

Rikujtojmë që pak ditë më parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe zv.kryeministrja, Senida Mesi ju kanë bërë thirrje bizneseve për të pajisur me roje bregdetare ambientet që administrojnë.

Me ardhjen e sezonit turistik shumë pushues shqiptar dhe të huaj rrezikojnë jetët e tyre në det nga pakujdesia e tyre dhe mos sigurimi i kushteve minimale të sigurisë.

Pavarësisht se numri i jetëve të humbura këtë vit është më i pakët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vazhdon të jetë ende shqetësues.

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777