INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ende pa plane për pushimet verore? Ja destinacioni që nuk do ju zhgënjejë [FOTO]

Ende pa plane për pushimet verore? Ja destinacioni që nuk do ju zhgënjejë [FOTO]

Publikuar më: 12:03 13-07-2018

Shqipëria është një vend që ofron mundësi të shumta për ti kaluar shumë mirë pushimet verore.

Nëse vera për ju nuk nënkupton plazh, rreze dielli dhe det atëherë drejtohuni drejt malit, mes freskisë, ajrit të pastër dhe gjelbërimit.

Kjo ka qenë dhe kryefjala e Ministrit të Turizmit Blendi Klosit, në prezantimin e projektit për zhvillimin e turizmit malor.

Ai ka deklaruar se shumë shpejt investimet e qeverisë do përqendrohen në këtë sektor.

thethi-2-780x439.jpg

Nëse më parë rrugët dhe mungesa e aktiviteteve bëheshin pengës për të realizuar turizëm malor, shumë shpejt këto probleme pritet të gjejnë zgjidhje.

Klosi ka theksuar se shumë shpejt pritet të investohet në zonat malore për infrastrukturë, rrugë dhe energji elektrike.

"Për investimin në atë zonë, do të kemi mundësi që të shtrohen hotelet, bujtinat dhe ajo hapësirë te ruhet siç është, mos te prishet magjia, por të ruhet siç është. Fondi Shqiptari i Zhvillimit mbështet investimet në atë zonë, kryesisht investime në infrastrukturë, në rrugë, realizimin e ujësjellës- kanalizime, dhe energjisë. Do përpiqemi të mbështesim shumëfishimin e këtij aktiviteti. Në këto zona duhet të ketë një material për turistët, për ti informuar për turizmin e brendshëm.

130176138.jpg
Në bashkëpunimin e vendeve të rajonit ne mund të bashkëpunojmë që alpet shqiptare të jenë një destinacion për turistët e huaj. Guidat duhet të flasin për historinë fantastike të alpeve, duhet të ofrojnë shumë pika turistike, duke afruar turistët për të vizituar alpet. 99% e turistëve duan të kthehen në alpe. Do ofrojmë lehtësira fiskale për biznesmenët që do investojnë në atë zonë. Ne do jemi të suksesshëm, nëse alpet do t’i ruajmë të bukura, siç i ka bërë perëndia," deklaron Klosi.

Article Logic
Execution time: 0.004331111907959