INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kërpudhat magjike”, qyteti që i shpall të ligjshme…

“Kërpudhat magjike”, qyteti që i shpall të ligjshme…

Publikuar më: 12:17 09-05-2019

Denver bëhet qyteti i parë amerikan i cili shpall të ligjshme përdorimin e kërpudhave ‘magjike’.

Mocioni u votua këtë të martë dhe kaloi me një shumicë të vogël votash vetëm 50.6%.

Oficerët e policisë tani do të udhëzohen të trajtojnë përdoruesit e kërpudhave si përparësinë e tyre më të ulët.

Denver shpalli të ligjshëm kanabis në vitin 2005 përpara pjesës tjetër të shtetit të Kolorados. Referendumi i së martës ishte votimi i parë publik i SHBA mbi kërpudhat magjike.

Por çfarë janë kërpudhat magjike?

Kërpudhat ‘psilocybin’ - të njohura gjithashtu si “Kërpudhat Magjike”, njihen tashmë për një kohë të gjatë për efektet e tyre mjaft të thella.

Sipas Shërbimit të Shëndetit Publik në Britani, kërpudha të tilla shkaktojnë efeket halucinacionesh tek njerëzit duke i bërë që të shohin, dëgjojnë eksperienca të ndryshme nga realiteti.

Kërpudhat magjike përmbajnë një kemikat psikodelik, psilocybin, i cili sipas ligjit federal amerikan i takon të njëjtit grup droge të ndaluara si heroina ose LSD.

Ata që u morën me fushatën e kërpudhave në Denver arsyetojnë se ato mund të shërbejnë për të trajtuar dhembjet e kokës, apo stresin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324