INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohen 9 vite burg për Shpëtim Gjikën

Kërkohen 9 vite burg për Shpëtim Gjikën

Publikuar më: 12:00 29-06-2017

Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, ish kryetarin e bashkisë Vlorë. Hetimet ndaj tij nisën për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve lidhur me një kompleks 11 katesh ndërtuar në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. 

Gjika u arrestua në shkurt të 2015 por disa orë më pas u lirua dhe hetimi i tij vijoi në gjendje të lirë. Gjithashtu u kërkua dënimi me 6 vjet burg për shefen e urbanistikës të asaj kohe në bashki Doriana Sulaj si dhe dënimin me 6 vjet burg të biznesmenit Artur Haxhi.
Po kështu prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të:
a- Objektit godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
b- Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti B), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721