INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzoi seksualisht më vajzën 12 vjeçare, në kërkim babai mostër

Abuzoi seksualisht më vajzën 12 vjeçare, në kërkim babai mostër

Publikuar më: 11:14 29-06-2017

Dhuna seksuale brenda familjes është një fenomen që po denoncohet shpesh. Rasti i fundit është shënuar në Fieri, ku babai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçare. Mësohet se babai mostër, 41 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme në banesë me vajzën e tij të mitur.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D.M, 41 vjeç, banues në Fier.
Në datën 28.06.2017 ky shtetas dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494