INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keqkuptohen qytetarët, kryeministri Rama i sqaron [FOTO]

Keqkuptohen qytetarët, kryeministri Rama i sqaron [FOTO]

Publikuar më: 18:25 05-07-2017

Kryeministri Edi Rama bëri një ftesë publike për shqiptarët e suksesshëm që kërkojnë të kontribuojnë për vendin. Por kjo thirrje u keqkuptua dhe në adresën e lançuar “[email protected]”  kanë vërshuar kërkesa për punë.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur një reagim të sotëm me një falenderim për 800 të interesuarit e parë vetëm në 24 orë, por ai thotë se ndjen nevojën për të bërë edhe një sqarim. Sipas Ramës ftesa që ai i ka bërë shqiptarëve, ishte për të gjetur persona të suksesshëm brenda dhe jashtë vendin që mund të japin kontributin dhe idetë e tyre në fusha specifike, për të përmirësuar kështu katër vitet e ardhme të qeverisjes, në rrugën që Rama e quan, Shqipëria që duam.

Për rastet e kërkesave për punë, shefi i mazhorancës sqaron se ato trajtohen nga institucionet përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551