INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni qejf udhëtimet me makinë?! Teknologjia mundëson 'pasagjerët virtual' për t'ju shoqëruar [VIDEO]

Keni qejf udhëtimet me makinë?! Teknologjia mundëson 'pasagjerët virtual' për t'ju shoqëruar [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 16-01-2019

Për të gjithë ata të cilët mërziten duke qëndruar vetëm në makinë sidomos në udhëtime të gjata, teknologjia ju sjell ''pasagjerët virtual''.

Kjo është bërë e mundur nga kompania Valeo e cila publikoi në Las Vegas pajisjen e quajtur "Voyage XR".

Ajo pritet të ketë një sërë funksionesh, duke nisur që nga trajnimi i shoferëve, e deri tek prindërit të cilët duan të kenë mundësi të shohin fëmijët e tyre teksa drejtojnë makinën.

Por si funksionon Voyage XR?

Sistemi punon me sensorë të avancuar dhe me një kamer të rrjetit telematik e cila mundëson që dikush të udhëtojë virtualisht në makinë me ju. Përdoruesi i makinës në mënyrë automatike mund të zgjedhë se me kë do kontaktojë duke shtypur një buton në timon.

Dhe në momentin që një mik apo pjesëtar i familjes i cili ndodhet larg jush, pasi merr thirrjen, vendos në kokë një pajisje virtuale, atyre menjëherë do ju shfaqet një pamje sikur ndodhen në brendësi të automjetit.

Ata duket sikur janë ulur në pjesën e pasme të makinës dhe shoferi nga pasqyra e mesit të makinës shikon pasagjerin e tij virtual, i cili shfaqet si një figurë që ngjan me një personazh të animuar.

Sistemi i makinës është i pajisur me mikrofona që lejon pasagjerin virtual të flasë me shoferin dhe anasjelltas. Me siguri do të jetë një aventurë e mbushur me plot adrenalinë sidomos për ata që janë të apasionuar pas udhëtimeve dhe teknologjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0049328804016113