INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni planifikuar pushimet? Urojmë të mos zhgënjeheni edhe ju, nga agjensitë turistike! Historia e...

Keni planifikuar pushimet? Urojmë të mos zhgënjeheni edhe ju, nga agjensitë turistike! Historia e...

Publikuar më: 14:32 09-07-2018
Nga Anisa Bega
 
Meqë jemi në sezon veror, të gjithë bëjmë plane për të kaluar sa më bukur diku. Doja të ndaja me ju, historinë e afërt të një mikeshës sime.
Nuk dua të mbaj asnjë anë, por  e vërteta është se ajo një muaj përpara kishte prenotuar për të shkuar disa ditë jashtë Shqipërisë dhe sipas agjensisë çdo gjë ishte e konfirmuar, me pagesat dhe rezervimet. Kjo shkoi bëri gjysmën e pagesës dhe së bashku me partnerin e vet, e ndanë mendjen për pushimet.
 
Pas 2 javësh, i vjen një mesazh nga agjensia, duke i thënë se turi ishte anulluar për shkak të anullimit të njerëzve, pra s’kishin paguar. Më falni, si i thoni përpara njerëzve është i konfirmuar dhe më pas talleni me kohën e tjetrit duke i thënë se NUK DO BËHET TURI QË KENI PAGUAR?!
Ata kërkuan vetëm falje dhe kthyen lekët, asnjë shpjegim tjetër. Mikesha ime, me aq sa më tha, ishte në panik, e nevrikosur dhe e demoralizuar, pasi kishte kohë vetëm 2 javë për të zgjidhur çështjen e pushimeve, pasi e kishin ndarë mendjen. Duhet të ishin datat që ata mundeshin dhe në vendin që dëshironin aq shumë të shkonin.
 
Filloi duke i marrë me rradhë agjensitë në Tiranë për turin e njëjtë që ofronte edhe agjensia e cila i anulloi turin. Ajo, kishte marrë përgjigje nga më të ndryshmet, disa me mirësjellje dhe disa sikur po i shqetësonte. Pra, në këtë pikëpamje, kjo e kishte problemin, ndërsa agjensitë kishin luksin t’i jepnin përgjigje negative dhe asnjë sqarim tjetër. 
 
Pra, klienti dëshiron një suport dhe ju kur nuk ja keni nevojën, e trajtoni keq?!
Një agjensi  tjetër  e kishte formuar grupin, por nuk mund të merrnin dot 2 persona të tjerë, duke thënë se hoteli nuk jepte dot 1 dhomë ekstra. Ndërkohë, ajo komunikoi vetë me hotelin online dhe hoteli nuk kishte asnjë problem. Më pas, agjensia  dha arsyen tjetër, NUK KISHIN MË VENDE TË LIRA.
 
Kaq e lehtë është ta lini klientin i cili po kërkon ndihmë,  ndërkohë kur nuk  i plotësoni vendet, gënjeni duke thënë që turi është konfirmuar?!
Zgjidhje ka për çdo gjë, por le të shpresojmë që mos t’i prishen askujt planet e pushimeve, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që i keni besuar.
Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986