INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dëgjuar ndonjëherë të fiken radarët në mes të një operacioni antidrogë? Ja çfarë skandali ka ndodhur në vendin tonë...

Keni dëgjuar ndonjëherë të fiken radarët në mes të një operacioni antidrogë? Ja çfarë skandali ka ndodhur në vendin tonë...

Publikuar më: 15:31 07-09-2017

Ditën e djeshme, kreu i Policisë së shtetit, Haki Çako denoncoi më të vërtet një fakt shumë shqetësues që në nuk e dinim.

Ai denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij i pengonte punën e policisë, por ai ka marrë menjëherë reagimin Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt. Ndërkohë sot, televizioni Neës24 ka siguruar një letër që ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj i ka dërguar Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në letrën e dërguar, thuhej qartë se radarët nuk funksiononin ashtu siç duhej dhe se shumicen e rasteve kishin dale nga kontrolli, dhe se kanë vështirësuar punën e policisë, duke bërë që operacionet e antidrogës të mos kapeshin me sukses.

Gjithashtu Demiraj theksoi një rast me të vërtetë shumë shqetësues, ku sipas tij në një operacion shumë të rëndësishëm radarët u fikën në mes të operacionit antidrogë të policisë. Çfarë po ndodh realisht?

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393