INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare përfundon në INSTAGRAM-in e Dua Lipa-s, e shohin mbi 31 milion persona! Ja ç'i shkruan ylli botëror [FOTO]

Këngëtarja shqiptare përfundon në INSTAGRAM-in e Dua Lipa-s, e shohin mbi 31 milion persona! Ja ç'i shkruan ylli botëror [FOTO]

Publikuar më: 19:08 25-06-2019

Festivali i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj botërore do të ngjiten në skenë ku pritet t’a ‘elektrizojnë’ publikun.

Një prej emrave që do të jetë i pranishëm është edhe këngëtari dhe Dj i famshëm Carvin Harris. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Dua Lipa e cila së bashku me të atin janë organizatorë të këtij eventi të rëndësishëm.

“Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se Calvin Harris është njëri nga performuesit e Sunny Hill Festival, që do mbahet me 2,3 dhe 4 Gusht në Prishtinë. Programi i artistëve këtë vit është i çmendur dhe jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë tanë që do të vijnë në Kosovë. Numërimi mbrapsht ka filluar”, ka shkruar Dua Lipa në Instagramin e saj.

Dua dhe Harris, bashkë kanë fituar me këngën “One Kiss”, cmimin BRIT Aëards për këngën më të mirë të vitit në Britani të Madhe.

Të lumtur për arritjet e saj janë të gjithë shqiptarët ngado ndodhen si edhe këngëtarët shqiptarë, të cilët nuk bëhen ziliqarë, por përkundrazi krenohen me suksesin e shqiptares jashtë vendit.
Një prej tyre është edhe Vesa Luma.

Kjo e fundit ka publikuar në ‘insta story’ videon e Calvin Harrris dhe përgëzon Duan për këtë gjë. E lumtur për përkrahjen e Vesës, Lipa e ka postuar në ’insta story’ dhe ka shkruar disa emoji zemra, mbi postimin që i dedikoi Luma. Madje këngëtaret e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram./intv.al/

cf29d42a-455a-4cc9-aea7-3809a9fc77a2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844