INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë...

Këngëtarja Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë...

Publikuar më: 12:28 19-05-2026

Mes emocioneve dhe kujtimeve të një qyteti që mban një vend të veçantë në zemrën e saj, Evi Reçi zbuloi në një studio televizive momentin romantik që e bëri të thoshte “Po” për herë të dytë.

Këngëtarja dhe moderatorja tregoi se partneri i saj, Kledi, e surprizoi gjatë një udhëtimi për ditëlindjen në Firence, në një nga vendet më simbolike për të: sheshin Michelangelo.

Pikërisht aty, mes pamjes magjike të qytetit italian dhe kujtimeve të viteve kur Evi ëndërronte si do të ishte jeta e saj si grua, Kledi u ul në gjunjë për t’i bërë një tjetër propozim dashurie. Një moment që, sipas saj, mori një kuptim krejt tjetër sot, pasi Firencen nuk e riktheu më vetëm si vajza që ëndërronte, por si nënë, bashkëshorte dhe grua e realizuar.

E emocionuar, Evi rrëfeu se ky rikthim në qytetin e kujtimeve ishte një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke e kthyer një udhëtim ditëlindjeje në një kujtim të paharrueshëm familjar dhe sentimental.

Ndërkohë, e pyetur nga Bieta Sulo nëse çifti ka plane për një fëmijë të dytë, Evi u përgjigj me humor dhe qetësi: “Të rrisim njëherë djalin…”

Article Logic
Execution time: 0.0024428367614746