INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur s’i ndahet Malumës, shihni si ''e ngacmon'' sërish, fansat i bëjnë ''çift'' [FOTO]

Këngëtarja e njohur s’i ndahet Malumës, shihni si ''e ngacmon'' sërish, fansat i bëjnë ''çift'' [FOTO]

Publikuar më: 20:25 28-06-2018

Po Maluma sikur është i lidhur!

Maluma është një nga këngëtarët më të pëlqyer në të gjithë botën dhe është kthyer tashmë në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij të cilat dëgjohen në të gjithë botën por edhe për pamjen dhe mënyrën se si sillet në publik. Këngëtari latin në një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete shumë fansa, mirëpo mesa duket ai pëlqehet edhe nga reperja e njohur Iggy Azalea. Kjo e fundit e ka treguar simpatinë e saj për Malumën para pak javësh me anë të një video të publikuar në Instastory ku shfaqejduke u relaksuar me bikini teksa dëgjonte një nga këngët e Malumës të cilin e etiketoi në video dhe shkroi: Maluma Baby”.

bejnbi.png

 

Por e kemi parë shpesh herë që Iggy Azalea i pëlqen fotot e këngëtarit dhe këtë herë ka lënë një koment në një nga videot e tij ku shfaqet në një avion dhe duke zbritur nga ai.

Reperja e pyet se pse kur zbret nga avioni ka një “skuter” që e pret. Një fanse e etiketon Iggyn dhe i thotë: “sepse ai mundet” dhe reperja australiane i thotë që paska ecur gjatë gjithë kohës si idiote.

Shumë fansa të tjerë kanë komentuar duke u thënë që të bëhen çift, madje një prej tyre ka shkruar që Iggy Azalea është arsyeja pse këngëtarja e njohur latine Anita është bërë xheloze për Malumën. Ndërkohë që një fans tjetër shkruan që ata do të bënin fëmijë shumë të bukur bashkë.

vardynd.jpg

 

Mirëpo Maluma nuk i ka kthyer përgjigje fare, jo për ndonjë gjë por është në një romancë me Natalian.

Article Logic
Execution time: 0.0044629573822021