INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të çuditeni! MALUMA shkon në Rusi për Botërorin, por ''skifterat'' i bëjnë ''gjëmën'', i vjedhin gjërat me vlera marramendëse! [FOTO]

Do të çuditeni! MALUMA shkon në Rusi për Botërorin, por ''skifterat'' i bëjnë ''gjëmën'', i vjedhin gjërat me vlera marramendëse! [FOTO]

Publikuar më: 22:43 19-06-2018

Hajdutët i bëjnë “gjëmën” Malumës në Rusi!

Maluma është një ndër këngëtarët më “IN” të momentit dhe si një fans i madh i futbollit dhe Kolumbisë, ka udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur nga afër Kampionatin Botëror.

Mirëpo nuk është se po ia kalon edhe aq mirë sepse është përballur me një surprizë të hidhur.

Artisti i famshëm kolumbian, Juan Luis Londono është plaçkitur në një hotel në Moskë të quajtur “Four Seasons”.

Hajdutët i kanë vjedhur disa bizhuteri, të cilat kapin vlerën e 785,000 mijë dollarë, ose 50 milion rubla ruse.

Sipas mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe dailymail, në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, 11 orë luksoze si Rolex, Hublot, Patek Philippe, orët Audemars Piguet, një kuletë, çantë Louis Vutton, 10 syze me diamandë dhe perla dhe bizhuteri të ndryshme Cartier.

lose.png

Article Logic
Execution time: 0.0076601505279541