INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur botërore i ekspozon të gjitha: ''U mërzita me photoshop-in, ky është trupi im i vërtetë''

Këngëtarja e njohur botërore i ekspozon të gjitha: ''U mërzita me photoshop-in, ky është trupi im i vërtetë''

Publikuar më: 18:04 06-09-2019

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato, është shumë e ndjekur në rrjete sociale ku numëron ndjekës të shumtë dhe ku vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme.

Ditën e sotme, këngëtarja ka bërë një rrëfim të guximshëm duke treguar se në të shumtën e rasteve, ajo i ka edituar fotot për të fshehur një të vërtetë, që deri më sot, ajo nuk ka pasur guximin ta pranojë.

Demi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto krejtësisht të paedituar, ku shfaqet e veshur me rrobabanje dhe krahas fotos ka bashkëngjitur një shkrim ku shpjegon se është lodhur duke u ndjerë e turpëruar për trupin e saj.

“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto e imja me bikini e pamodifikuar. Dhe gjejeni çfarë? Kam celulit! Jam me të vërtetë shumë e lodhur duke pasur turp nga trupi im, duke e fotoshop-uar (po, fotot e tjera me bikini i kam edituar, e urrej që e kam bërë , por kjo është e vërteta)., që të tjerëve t’u dukem e bukur. Por nuk jam unë! Dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për të qenit autentike për atë që jam dhe jo të mundohem të arrij standardet e dikujt tjetër. Kështu që ja ku jam, pa turp, pa frikëra dhe krenare për trupin tim që ka kaluar shumë dhe do vazhdojë të më mrekullojë kur një ditë do të lind një fëmijë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në televizion/film duke mos u stresuar për të ushtruarin për 14 orë apo për privimin nga një tortë ditëlindjeje. Gjithsesi, kjo jam unë, e vërteta! E dua veten time dhe ju duhet ta duani veten tuaj gjithashtu. Shpresoj të frymëzoj dikë për të vlerësuar trupin e tyre.” -ka shkruar këngëtarja.

SEI_67518000.jpg

69328407_2346159135653749_4663865571310530716_n.jpg

Capture.PNG

Capture_2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.004141092300415