INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i ri i dedikoi këngën Xhensilës, por jeni kuriozë të dini se reagoi Bes Kallaku?! E mësoni tani!

Këngëtari i ri i dedikoi këngën Xhensilës, por jeni kuriozë të dini se reagoi Bes Kallaku?! E mësoni tani!

Publikuar më: 11:34 26-07-2022

“Xhensila” titullohej kënga nga këngëtari i ri Blerand, dhe jo pa qëllim mbante këtë titull. Kënga jo vetë që mbante emrin e saj por i dedikohej plotësisht Xhensila Myrtezajt. Shumë mirë deri këtu por ka vetëm një problem të vogël: Xhensila është e martuar!

Ka qenë vetë Blerando, i cili në një intervistë për emisionit “Abc e mëngjesit” ka zbuluar reagimin e Bes Kallakut.

“Për Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provokuese. Besi ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”- tha ai. 

Këngëtari u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve preferon t’i shkruajë në shqip pasi ashtu i vijnë më mirë.

“Kur kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht në gjermanisht”- u shpreh Blerando.

Xhensila vetë ndërkohë po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit në bashkëpunim me reperin Noizy me titull “Edhe një natë”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Article Logic
Execution time: 0.0021040439605713