INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur ndan me të gjithë një gëzim të madh:

Këngëtari i njohur ndan me të gjithë një gëzim të madh: "Sot u pasuruam...[FOTO]

Publikuar më: 14:51 14-06-2019

Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët më të dashur dhe të suksesshëm për të gjithë publikun shqiptar, ku këngët e tij dëgjohen në çdo vend.

Këngëtari është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe ajo private.

Së fundmi, në shtëpinë e tij festohet një gëzim shumë i madh për ta, për një arsye shumë të bukur dhe të veçantë.

Përmes një fotoje në llogarinë e tij të Instagramit, ndau me ne lajmin e lumtur i cili është bërë baba për herë të tretë.

Nga gëzimi i madh ai ka lënë dhe një përshkrim në foton që ka postuar:

“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!”- ka shkruar Sidriti.

Sidriti dhe bashkëshortja e tij janë prindër edhe të dy fëmijëve tjerë, djalit Amad dhe vajzës Emel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037