INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner e thotë TROÇ: Ja cila nga motrat KARDASHIAN nuk është nënë shumë e mirë!

Kendall Jenner e thotë TROÇ: Ja cila nga motrat KARDASHIAN nuk është nënë shumë e mirë!

Publikuar më: 18:33 11-12-2019

Kendall Jenner dhe Harry Styles u përballën me një situatë mjaft të vështirë mbrëmjen e djeshme në “The Late Late Show With James Corden”. Ata të dy duhej ose t’i përgjigjeshin një pyetjeje me “spec”, ose të hanin një ushqim të neveritshëm nga tavolina. Një nga pyetjet që ju drejtua Kendall ishte se si i rendit ajo motrat dhe vëllain e saj sipas aftësive të tyre në prindërim.

Pavarësisht se për të ishte e vështirë Kendall është përgjigjur duke i renditur nga më i miri tek më i keqi. “Do të thosha Rob është në vendin e parë. Ai është baba shumë i mirë me vajzën e tij, Dream. Është shumë e vështirë, ata janë të gjithë të mrekullueshëm. Më pas do të thosha Khloe, Kim, Kylie dhe Kourtney. Ata janë të gjithë të mrekullueshëm”, është përgjigjur Kendall. Khloe është nënë e një vajze të quajtur True, Kim ka 4 fëmijë, Kylie ka një vajzë, ndërsa Kourtney që është edhe më e madhja në moshë është mama e 3 fëmijëve që kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia me ish-partnerin Scott Disick. Kohët e fundit Kourtney ka pasur probleme të shumta me motrat dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse Kendall zgjodhi atë si “nënën më të keqe” nga familja e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936