INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kelly Clarkson shpërndan fotot e para të djalit të saj të porsalindur

Kelly Clarkson shpërndan fotot e para të djalit të saj të porsalindur

Publikuar më: 15:59 24-04-2016

Mirësevjen në këtë botë! Kelly Clarkson postoi në Twitter një mesazh të shkurtër dhe dy foto bardhë e zi të vogëlushit Remy. Në snapin e parë i sapolinduri është duke fjetur ne krahët e babait të tij Brandon.

Në foton e dytë Kelly shfaqet duke puthur të voglin e saj në pjesën anësore të kokës ndërsa sytë e foshnjes janë të mbyllur.

Ndërkohë qe ajo padyshim ndihet e gëzuar për djalin e saj, ish idhulli Amerikan pohoi për KIIS FM Australia se nuk ka në plan të bëjë më shumë se dy fëmijë sepse ajo ka patur vështirësi gjatë shtatzanisë.

Ajo tha: "Oh jo jo ne e mbyllëm me kaq, oh zot unë nuk mund të mbetem sërish shtatzanë. Ky do të jetë numri katër në total kështu që jemi mirë." "Sinqerisht i pari ishte i ngjashëm me këtë dhe unë mendoja jo jo nuk do të ndodhë përsëri por jo ndodhi dhe akoma edhe më vështirë këtë herë ".

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033