INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këlcyrë/ Vijon procesi i numërimit...Sa vota ka marrë deri tani Hazbi Kasaj?

Këlcyrë/ Vijon procesi i numërimit...Sa vota ka marrë deri tani Hazbi Kasaj?

Publikuar më: 08:46 01-07-2019

Procesi i numërimit të votave është drejt përfundmit në Këlcyrë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 20 nga 21 kuti.

Garën e kryeson kandidati i PS, Klement Ndoni, i cili ka marrë deri më tani 2,222 vota.

Ndërkohë, kandidati i pavarur, por më i njohur në rrjet Hazbi Kasaj ka marrë 106 vota.

Kujtojmë se ai është bërë i njohur që në vitin 2001, për shkak të mallkimit “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin.

Ndërkohë, në garën e këtij viti, Kasaj bëri një sërë premtimesh, duke filluar nga legalizimi i hashashit, shtëpitë publike etj.

Article Logic
Execution time: 0.0039668083190918