INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejvina feston sot ditëlindjen, por e dini sa vjeç mbush? E mësoni tani! [FOTO]

Kejvina feston sot ditëlindjen, por e dini sa vjeç mbush? E mësoni tani! [FOTO]

Publikuar më: 12:37 02-06-2020

Kejvina është një ndër vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen. Sapo ora ka shkuar 00:00, në profilin e saj në “Instagram” kanë vërshuar mesazhet e urimit. Modelja ka vendosur që të gjitha t’i postojë në “Instastory”.

Gjithashtu nuk kanë munguar as urimet nga ana e personazheve të njohur, të cilët kanë miqësi me Kejvinën.

Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e dini sa vjeçe bën modelja, atëherë ja ku e keni. Modelja ka lindur më 2 qershor të vitit 1995 dhe sot feston 25-vjetorin e lindjes.

Kujtojmë që prej disa muajsh Kejvina ndodhej në Amerikë, ku përveç modelingut, ka bërë edhe një kurs aktrimi. Më pas, me t’u normalizuar situata, Kejvina është larguar nga Amerika për në Itali, pranë familjes së saj.

KSUHT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033328533172607