INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjatë karantinës, Kejvinës i ka ndodhur ajo që të gjitha vajzat e urrejnë! [FOTO]

Gjatë karantinës, Kejvinës i ka ndodhur ajo që të gjitha vajzat e urrejnë! [FOTO]

Publikuar më: 11:27 20-05-2020

Modelja Kejvina Kthjella po e kalon këtë periudhë karantine në Los Angeles ku shkoi për të bërë një kurs aktrimi, por ngeli aty pas bllokimit të kufijve nga pandemia e Coronavirus. Atë e kemi parë të postojë herë pas here foto nga jeta e saj aktuale në Los Angeles ku është shfaqur disa herë nën shoqërinë e reperit Seven, ndërsa së fundmi me aktorin dhe modelin Pavllo Zengo.

Kjo periudhë në karantinë duket se e ka bërë modelen të shtojë paksa në peshë dhe këtë e ka treguar vetë ndërsa ka postuar një video ku shfaqet duke u peshuar.

Peshorja tregon plot 71,2 kg dhe Kejvina ka shkruar me humor: “Nuk bën peshorja si gjithmonë”, ndërsa e shoqëron me disa emoji që qeshin me lot.

Në fakt kjo periudhë karantine ka sjellë të njëjtin problem tek të gjithë, dhe shumë po ankohen se nuk kanë mundur dot të qëndrojnë larg frigoriferit këtë periudhë.

oesh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338