INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po kurdisin sërish Fero dhe Arbenita?! [FOTO]

Çfarë po kurdisin sërish Fero dhe Arbenita?! [FOTO]

Publikuar më: 12:28 20-05-2020

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë dukur shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.

Por pas këtyre thashethemeve, mos vallë ata po sjellin një tjetër klip të ri së bashku?

Dyshimet lindën pasi modelja publikoi një video romantike me të dashurin e saj reper, në mbishkrimin e së cilës thuhej: “Kush dëshiron një tjetër këngë dashurie?”.

benit.jpg

 

Dyshja solli këngën e famshme “Ride or die” një vit më parë, në qershor, me një videoklip që na bëri ta harrojmë vërtet Feron si gangster.

Dy protagonistët kryesorë Arbenita dhe Fero dukeshin si dy zogj të dashuruar. Shkëmbimet e puthjeve dhe skenat romantike nuk mungonin dhe modelja shfaqej super sexy në klip dhe bashkë me Feron si një çift perfekt!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826