Stresi që prej ditës së parë që u bë pjesë e "BBVK" duket se nuk kishte hyrë "vetë", teksa ka pasur gjithnjë me vete Keisin, ish-partneren e tij. Kështu, reperi u shpreh që herët se po përpiqej të ribashkohej me të, i ka dërguar mesazhe dashurie, ka folur për marrëdhënien e tyre dhe ka folur edhe për një problem shëndetësor të saj, dashur pa dashur duke e bërë edhe pjesë të lojës së tij.
Ndërkohë pak javë më parë, Keisi ju drejtua Stresit me një video-mesazh, duke i shprehur mbështetjen në këtë aventurë dhe duke i kërkuar që të mos flasë për jetën e tyre private, të cilën do ta diskutonin kur ai të dilte prej shtëpisë. Megjithtë, edhe pse reperi e ka respektuar kërkesën e saj, së fundmi ai ka vendosur të flasë sërish për marrëdhënien e tyre, por këtë herë për dicka shumë pozitive.
Teksa po fliste me çiftin Gresa dhe Andi, Stresi i dha disa këshilla atyre, kryesorja që të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat respektive, ndërsa mori si shembull përkrahjen që Keisi i ka dhënë në muzikë e në punën e tij.
“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthte më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë, kur u ktheja më zgjonte edhe nga gjumi për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ide për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet unë këndoja e shifte që femrat mu ofroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur. Kur të dilni të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e juaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt, gjëja më e rëndësishme është që duhet ta mbështesin familjet njëri-tjetrin”- ka thënë Stresi, duke i dhënë sërish në një farë mënyre një mesazh dashurie ish-partneres.