INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE refuzon Holandën, nuk rikthehen vizat për Shqipërinë. Reagon Soreca

KE refuzon Holandën, nuk rikthehen vizat për Shqipërinë. Reagon Soreca

Publikuar më: 12:02 03-07-2019

Komisionin Europian ka refuzuar kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të KE-së, Shqipëria nuk ndodhet në rrethanat kur mund të vihet në lëvizje mekanizimi për pezullimin e vizave.

Ndërkohë vendimi i KE u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

"Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informatat e disponueshme dhe të dhënat përkatëse, Komisioni Evropian konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin anulimi të vizave nuk plotësohen,"-shkroi Soreca, në një njoftim në Twitter. 

sorecaaa.PNG

Parlamenti i Holandës miratoi disa muaj më parë një rezolutë ku udhëzonte Qeverisë që të kërkonte nga Brukseli rikthimin e vizave për vendin tonë. Deputetët holandezë vinin theksin te kriminaliteti në rritje i shqiptarëve që jetojnë në atë shtet, por pasi shifrat tregonin një situatë të kundërt, shqetësimi u ndryshua dhe u trajtua “për shkak të sofistikimit të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.”

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502