INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shumë? STRESI zbulon sa para ka fituar nga Big Brother VIP Kosova

Kaq shumë? STRESI zbulon sa para ka fituar nga Big Brother VIP Kosova

Publikuar më: 16:27 22-05-2023

Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Ai arriti të rrëmbejë çmimin e madh, i cili ishte plot 200 mijë euro.

Veç kësaj, në një intervistë të fundit në “Mos i bjer me top” zbuloi se ka pasur edhe kontrata të tjera dhe ka fituar shumë më shumë.

“Përveç çmimit të madh unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që kam fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në BBVK është diku rreth 240 mijë”, u shpreh ai.

I njëjti ishte në finale me Xhuli Nurën, Artan Thaçin dhe humoristin Vedat Bajrami.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879