INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq ishte! Robert Berisha kërcënon Tunën: As mos provo të merresh me mua fare! [FOTO]

Kaq ishte! Robert Berisha kërcënon Tunën: As mos provo të merresh me mua fare! [FOTO]

Publikuar më: 21:29 02-06-2018

Pak pak ditë më parë deklarata e Robert Berishës per kunaten e tij, këngëtaren e famshme, Tunën u bë lajmi kryesor në median roze shqiptare.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti.

Por i ftuar në "Prive” ai ka paralajmëruar këngëtaren e shumë HIT-eve, duke i thënë që mos merret fare me atë dhe ai jo me të.
"S'ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s'më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person", u shpreh Berisha, teksa vazhdoi.
"S'dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Unë mbroj familjen time, vëllain time, prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi i tyre. Mos të ma përmendë emrin, as mos provojë të merret me mua".

-640-0-5b12e7b17dfb1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438