INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq e pati! Kendall Jenner rikthehet në Instagram [FOTO]

Kaq e pati! Kendall Jenner rikthehet në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 17:38 20-11-2016

Nuk ka zgjatur më shumë se një javë mungesa e Kendall Jenner në Instagram. 21 vjeçarja, e ftuar  në “The Ellen Show”, zbuloi arsyen e vërtetë se pse fshiu llogarinë e saj në Instagram, duke thënë se thjesht i kishte ardhur në majë të hundës dhe kishte nevojë për pak pushim. Mirëpo Kendall nuk mund të mos hynte në rrjetin e saj të preferuar edhe këtë të dielë, dhe bukuroshja amerikane ka postuar jo një, por 3 foto, ku në njërën prej tyre duket shumë e lumtur. Po aq të lumtur janë edhe 68.5 milion fansat e saj, të cilët kanë vërshuar me komente duke i uruar asaj mirëseardhjen. Fatkeqësisht në asnjë nga fotot nuk është The Weeknd!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105