INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila ka një dhuratë të veçantë për të [FOTO]

Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila ka një dhuratë të veçantë për të [FOTO]

Publikuar më: 15:59 20-11-2016

Çifti simpatik, Xhensila dhe Besi po kalojnë një periudhë shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe kjo duket shpeh herë në daljet e tyre në publik. Aktori dhe këngëtari njëkohësisht, feston sot 31 vjetorin e lindjes dhe për të ia bërë më të veçantë këtë ditë speciale ka menduar e fejuara e tij Xhensila Myrtezaj dhe familja. Këngëtarja e talentuar ka postuar në “Instastory-n” e saj një video të shkurtër nga festa e ditëlindjes së Besit, ku shkruan: “Dashuria ime edhe 100!”. Nuk mund të mungonte as torta, të cilën duhet ta pranojmë që ishte shumë e veçantë, e mbushur me fotografi të “Skifterit” dhe njerëzve të tij më të dashur. Kjo tortë kishte edhe një mesazh shumë domethënëës, frazën “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit, të cilën aktori e bëri tatuazh në trupin e tij.

Gëzuar Ditëlindjen Besi!

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792