INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanë çoroditur rrjetin! Nga pirsing në vendin sekret, deri te e dashura 47-vjeçare, dalin sekretet e banorëve të Big Brother!

Kanë çoroditur rrjetin! Nga pirsing në vendin sekret, deri te e dashura 47-vjeçare, dalin sekretet e banorëve të Big Brother!

Publikuar më: 13:36 26-01-2022

Big Brother ka vendosur të zbulojë sekretet e banorëve te ‘Big Brother Vip’. Ai ka treguar 9 sekretet ku banorët jane munduar per ti gjetur. Einxhel ka gjetur me shume sekrete duke fituar edhe proven e ‘ Vellait te Madhe’.

Sekretet që kanë bërë kurioz rrjetin janë zbuluar të gjitha:

Iliri: Kam pasur një pirsing në një vend sekret të cilin kanë pasur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

Arbri:Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

Beniada:Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin që nuk jeton më dhe ai më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë. Dua të bëhem misionare këtë gjë nuk ia kam treguar kurrë askujt.

Tan Brama:Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

Donaldi:Kam ndjekur kurset e dansit sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

Ekzona: Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për shtëpinë time kam shkuar e kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

Monika:Kur kam qenë në Dubai në ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë e kam thyer këmbën.

Einxhel:Në pasaportë emri im është ndryshe.

Arjola:Kur kam qenë në një situatë shumë të vështirë më ka ndihmuar një grua por pas shumë kohësh u dashurua me mua.

Article Logic
Execution time: 0.0029799938201904