INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanada, parandalohet sulmi terrorist; Policia vret 23-vjeçarin [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 11-08-2016

Policia kanadeze ka deklaruar se ka ndërhyrë duke ndaluar një person pas një dyshimi për “kërcënim potencial terrorist”. Një zyrtar i lartë policor, në kushte anonimiteti i ka thënë Associated Press se personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike. I dyshuari është Aaron Driver 23 vjeç, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi hapur ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale. Driver nuk është akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, lëvizjet i ka pasur të kufizuara.

Vendimi gjyqësor thoshte se ai nuk duhej të përdorte rrjetet sociale, kompjuterat dhe se nuk duhej të kontaktonte me grupe ekstremiste siç është Shteti Islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537