INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan ashpërson gjuhën ndaj SHBA-së:

Erdogan ashpërson gjuhën ndaj SHBA-së: "Zgjidhni Ankaranë ose Gylen"

Publikuar më: 12:43 11-08-2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ia ka dhënë një ultimatum zgjedhjeje Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Herët ose vonë SHBA duhet të bëjnë një zgjedhje. Zgjidhni mes Turqisë, një vend demokratik ose Fetullah Gylen” është ky  ultimatumi i rradhës  që presidenti Erdogan jep ndaj Washingtonit pas kërkesës për ekstradimin e imamit Gylen i akuzuar si ideatori i tentative për grusht  shteti të ndodhur në 15 korrik.  Në anën tjetër, Gulen e ka mohuar përfshirën në tentimin për grusht shtet që ndodhi. SHBA i është përgjigjur se nëse vërtetohen akuzat e Turqisë, do ta ekstradojë Gylenin, por deri atëherë ai do të mbetet në Pensilvania.

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312