INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamionisti vret politikanen e re dhe tenton të zhduk trupin e saj

Kamionisti vret politikanen e re dhe tenton të zhduk trupin e saj

Publikuar më: 16:23 23-06-2018

Trupi i një vajze gjermane e cila rezultonte e humbur që prej datës 14 qershor është gjetur në Alava një province baske në Spanjë. Bëhet fjalë për 28-vjeçaren Sophia Loesche, ish presidente e të rinjve të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe zëvendës presidentja aktuale e SPD në Bavari. Loesche ishte gjithashtu një aktiviste që mbronte të drejtat e emigrantëve. Ajo kishte punuar me një organizatë në ishullin grek Lesbos, ku ndihmoi imigrantët. Trupi u gjet të enjten në mbrëmje pranë një stacioni benzine jashtë qytetit spanjoll të Bilbaos. Ai dyshohet se mund të jetë i vajzës së humbur Sophia nga Leipzig, por identifikimi ende nuk është i plotë. Do të duhen rezultatet e autopsisë për të vërtetuar nëse trupi i përket 28-vjeçares, pasi autori i dyshuar i krimit ishte përpjekur ta zhdukte trupin duke i vënë flakën.

sophia-losche.jpg

Hetuesit nuk presin një identifikim të shpejtë të trupit të gjetur në Spanjë ndërkohë që monstra AND-je nga trupi i gjetur po analizohen. Sophia e cila studionte në universitet u zhduk më 14 qershor që në momentin kur hipi në një kamion që drejtohej nga një maroken. Sophia hipi në kamion me qëllim për të arritur në qytetin e saj të lindjes, Amberg, i vendosur rreth 260 kilometra në jug. Shoferi i automjetit është ndaluar nën dyshimin se ka vrarë politikanen e re. Një patrullë e Guardia Civile ka arrestuar një kamionist maroken 41-vjeçar. Mbi të ishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar pasi konsiderohej i dyshuari kryesor. Policia e ndaloi atë të martën në rrugë ndërsa po tentonte të shkonte në Ngushticën e Gjibraltarit, duke synuar të merrte një traget dhe të zbriste në Marok, për tu fshehur nga drejtësia. Të mërkurën, ai doli para Gjykatës dhe ishte pikërisht rrëfimi i tij që bëri të mundur gjetjen e trupit të gruas së re. Rasti ishte publikuar në mediet gjermane pasi familja raportoi zhdukjen e saj 24 orë pas vdekjes. Në trupin e vajzës janë gjetur shenja dhune. Policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza.

kamion_ee.pngNdërkohë, media spanjolle njoftoi të shtunën se Sophia u vra në Gjermani dhe se trupi i saj ishte transportuar mbi 1800 kilometra. Shoferi i kamionit i identifikuar si Boujemaa L. dyshohet se e vrau dhe më pas i vuri zjarrin trupit në afërsi të komunës Asparrena me qëllim për të fshehur gjurmët. Boujemaa L. më pas udhëtoi edhe 655 kilometra të tjera me kamionin e tij para se policia ta arrestonte atë në autostradën 4 pranë qytetit Bailen Jaen. Në momentin kur policët e ndaluan ai i kishte vënë flakën kabinës së kamionit e cila tani është dëmtuar rëndë. Ekspertët e policisë ende po hetojnë në pjesët e kamionit për gjurmë. Ndërkohë mediet kanë shkuar në zonën ku jeton i dyshuari dhe kanë zbuluar disa të dhëna për të. Në shtëpi, 41-vjeçari Boujemaa L. ishte një burr familjar dhe i kujdesshëm. Ai kishte edhe simpatin e shefit të tij. Por shoferi i kamionëve nga Maroku tashmë është në paraburgim nën akuzën e vrasjes së Sophia Loesche nga Leipzig!

autori.jpg

Vëllai i saj Andreas Loesche, një anëtar i partisë së Gjelbër dhe një politikan vendas në qytetin bavarez të Bambergut, reagoi duke shkruar pas arrestimit të kamionistit 41-vjeçar. "Ne dëshirojmë të theksojmë se nacionaliteti i një autori të mundshëm nuk ka të bëjë me veprimet e tij. Sophia ishte aktive në mbështetjen e refugjatëve dhe u kthye kundër krahut të djathtë "-deklaroi ai. Politikani 51-vjeçar pohoi se "racistët" e djathtë dhe të tjerët po përdorin zhdukjen e motrës së tij për përfitime politike dhe se ai kishte marrë kërcënime me vdekje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042228698730469