INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për vdekje një 12-vjeçare

Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas për vdekje një 12-vjeçare

Publikuar më: 15:07 23-06-2018

Një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se një makinë ka aksidentuar një 12 vjeçare e cila ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit.

‘Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesja e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale’ thuhet në njoftimin për mediat

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053