INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamioni del nga rruga, shoferi hidhet nga mjeti për të shpëtuar [FOTO]

Kamioni del nga rruga, shoferi hidhet nga mjeti për të shpëtuar [FOTO]

Publikuar më: 09:56 15-09-2019

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Milot-Burrel. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i kamionit është hedhur nga mjeti në momentin e aksidentit.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës, një zonë mjaft e rrezikshme dhe e njohur si burim aksidentesh.

Shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zvicerane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë me targa Shkupi duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.

Shoferi ka marrë dëmtime të lehta dhe po kurohet në Spitalin Rajonal.

kammiio.jpg

kamm.jpg

kamioni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021238327026367